Google ADS

Anulohet sërish seanca për vrasjen e Almir Aliut

13:24 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Është anuluar edhe seanca e radhës në gjykimin për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, njofton Shenja.

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës tashmë disa herë është duke u shtyrë gjykimi për t’u shqiptuar fjalët përfundimtare. Shkak i anulimit të sotëm ishte mungesa e dy të akuzuarëve, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, përshkak se ata ishin jashtë vendit për disa punë private. Seanca e ardhshme është caktuar për më datë 23 janar.

I akuzuar për vrasjen e 4 vjeçarit Almirit, është Boban Iliq, i cili para disa seancash kishte pranuar veprën për të cilën akuzohet dhe që ndihet fajtor dhe shumë i penduar.

Ndërkaq, të akuzuar janë edhe prindi i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu për vepër penale “përdorim të dhunës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme