Gazetari pakistanez u shpëton rrëmbyesve

13:04 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Një gazetar i shquar pakistanez i ka ikur një përpjekjeje për rrëmbim nga persona të armatosur në kryeqytetin Islamabad.

Taha Siddiqui thotë se 10-12 burra të paidentifikuar e rrahën atë dhe kërcënuan ta vrisnin në kohën kur po merrte një taksi për  në aeroport. Ai kërceu nga automjeti, thonë raportimet, transmeton portali arbresh.info

Gazetari njofton se tani është i sigurt me policinë të cilët po e hetojnë rastin.

Ai tha se ishte në autostradën kryesore të Islamabad për në aeroport, kur rrëmbyesit e tij e ndalën taksin.

Pullat në këmishën e tij ishin shqyer gjatë përleshjes, dhe ai ishte futur në pluhur nga fshehja dhe zvarritje nëpër një hendek gjatë ikjes së tij. Por ai premtoi se nuk do të heshtte./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme