Pasi bëri disa lëvizje në prokuroritë e rretheve dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, Arta Marku ka vendosur të bëjë lëvizje edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nuk dihet ende me ç’tagër i bën lëvizjet prokurorja e Përkohshme, por mediat sot raportojnë se priten lëvizje të tjera.
Sipas ReportTv, kryeprokurorja e Përkohshme, pritet të largojë nga detyra edhe Besim Hajdarmatajn. Ky i fundit është kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurori që udhëheq hetimin kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Kjo lëvizje në lidhje me dosjen e Tahirit vjen pas disa vendimeve të fundit që ka marrë gjykata me kërkesë të prokurorisë.
Mësohet se kandidatë për të zëvendësuar Hajdarmatajn janë dy prokurorët, Enea Nakuçi dhe Përparim Kulluri. Të dy janë prokurorë që janë aktualisht te Krimet e Rënda ose kanë qenë më parë pjesë e kësaj strukture./ReportTv/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?