Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, dhe shefi i Bujqësisë, Jeton Bajrami, kanë pritur në takim drejtorin e IADK-së, Zenel Bunjaku, me të cilin kanë biseduar rreth përkrahjes së fermerëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta për vitin 2018.
Drejtori Sadiku me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të frytshëm, falë të
cilit në bujqësinë e komunës janë realizuar një varg projektesh të rëndësishme, që kanë ndikuar në shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, vlerësoi të suksesshëm bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës dhe premtoi se IADK do të vazhdoj të mbështesë projekte nga fusha të ndryshme të fermerëve mitrovicas.
Ndërsa shefi i Bujqësisë, Jeton Bajrami, ka thënë së IADK do të vazhdoj të mbetet partner strategjik për komunën e Mitrovicës edhe në vitin 2018,
prandaj komuna mirëpret bashkëpunimin me IADK-në, por edhe me të gjithë partnerët dhe donatorët me të cilët ka krijuar një partneritet afatgjatë në zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit në Mitrovicë.
Gjatë këtij takim drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku janë dakorduar për përcaktimin
e projekteve prioritare në mënyrë që ato të implementohen me sukses gjatë vitit 2018 në Komunën e Mitrovicës, e që janë në interes të qytetarëve
dhe fermerëve.
Drejtori Sadiku ka falënderuar IADK-në e cila nëpërmjet aktiviteteve të saj angazhohet të ndihmojë pa dallim edhe grupet e margjinalizuara, minoritetet
fetare e etnike, fermerët dhe gratë shtëpiake nga zonat e thella rurale./Arbresh.info
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...