Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që të enjten do të ketë kuorum kur duhet të votohet për Ligjin për gjuhët.
Në emisionin “Otvoreno” në Televizionin 24, Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjet tha se pas miratimit të Ligjit për gjuhët do t’i udhëheqë seancat plenare ashtu siç parashikon ligji.
“Në shqip apo maqedonisht varësisht nga ajo cilit do t’i drejtohem. Në thelb kjo do të thotë se pas miratimit të ligjit mund ta udhëheq seancën në gjuhën shqipe, por atij të cilit do t’i drejtohem nëse nuk ka kufje, ndërsa nuk është shqiptar, do t’i drejtohem në atë gjuhë në të cilën do më kuptojë”, tha Xhaferi.
Lidhur me shpenzimet rrugore dhe keqpërdorimet e bëra nga ana e disa deputetëve, Xhaferi theksoi se Kuvendi nuk ka kompetenca hetuese dhe nuk ka të drejtë të hetojë. Tha se ka ide, por jo edhe propozim apo nisma për ndryshimin e rregulloreve.
Lidhur me emrin, tha se Qeveria është ajo e cila është e obliguar t’i zhvillojë negociatat dhe se nëse arrihet marrëveshje ajo do të ratifikohet në Kuvend sepse bëhet fjalë për dokument me karakter ndërkombëtar./Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...