Google ADS

Kapen mbi 2 kilogramë marihuanë në Prishtinë

10:27 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në realizim të operacionit policor- Stop Drogave,  ka hasur në veturën e dyshuar të parkuar afër shkollës në Matiqan.

I dyshuari me t’i vërejtur policinë ka ikur duke e lënë veturën aty.

Me urdhër  të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg e 896.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan arbresh.info.

Po ashtu me urdhër të prokurorit është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.7.65 mm, 6 fishekë të cal 7.65 .3 telefona, një Iped dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër  (motrën e tij)  gjenden ne arrati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme