Chelsea është dorëzuar në ‘luftën’ me Manchester United, për nënshkrimin e Alex Sandros nga Juventusi.
Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, ishte zemëruar me bordin e tij që kishin dështuar ta transferonin brazailianin verën e kaluar dhe tashmë ai përsëri është duke bërë presion që ta transferojnë brazilianin këtë muaj.
Juventusi është i gatshëm ta lejojë të largohet për shuëm e 60 milionë eurove por hierarkia e Chelsea nuk dëshiron ta pagujë këtë shifër dhe forma e mirë e mbrojtësit spanjoll, Marcos Alonso, ka ndikuar që ata të ulin interesimin.
Tashmë, Chelsea do të shikojë në alternativa tjera, futbollistë më të lirë dhe ky vendim i tyre ka hapur rrugën për Manchester United, sipas The Telepgraph, transmeton arbresh.info.
Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me dy mbrojtës të krahut, një mesfushor kreativ dhe një sulmues, gjatë këtij muaji dhe afatit kalimtar të verës të këtij viti.
Besohet se Sandro është i hapur për një kalim në Premierligë dhe se mund ta dyfishojë pagën e tij në Old Trafford, dhe se do të ia zë vendin anglezit Luke Shaw.
‘Djajtë e kuq’ kanë aktivizuar vazhdimin e kontratës së Shaw edhe për një vit tjetër por ai do ta konsiderojë të ardhmen e tij në fund të sezonit.
Juventusi kishte konfirmuar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar se Alex Sandro, është i lirë të largohet nga Turin, për çmimin e duhur dhe se politika e klubit është që të mos qëndrojë në rrugën e lojtarëve që dëshirojnë të largohen.
“Ne e kemi deklaruar disa herë se kur një lojtar kërkon të shitet, për hirë të prestigjit të klubit apo rëndësis së ekipit, ne jemi në favor të shitjes”, kishte thënë drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta për Mediaset Premium.
Kampioni anglez në fuqi ka arritur të sigurojë transferin e parë për muajin janar, duke nënshkruar me mesfushorin anglez, Ross Barkley, për vlerën e 15 milionë eurove nga Evertoni. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...