Arsenali është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Boca Juniors, Cristian Pavon.
Topxhinjtë janë të interesuar të shpenzojnë në këtë afat kalimtar të janarit, pasi ylli i tyre, Alexis Sanchez, është shumë afër kalimit në Manchester City.
Arsenali dhe City ende nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin që skuadra e Guardiolës duhet të pagujë. Arsenali është duke kërkuar 40 milionë euro, shifër kjo që pritet të paguhet.
Sipas “TyC Sports”, Arsenali ka indentifikuar Pavon si zëvendësues të tij dhe janë të gatshëm të paguajnë 37 milionë euro, transmeton arbresh.info.
Raportohet po ashtu se Arsenali dëshiron të mbyllë këtë çështje shpejt, për shkak se largimi i Sanchezit është çështje ditësh.
Pavo, në të kaluarën ishte i monitoruar edhe nga City, Liverpooli dhe Juventusi.
21 vjeçari vitin e kaluar ka debutuar me kombëtaren e Argjentinës dhe bordi i Boca Juniors, besojnë se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Jorge Sampoli për kampionatit botëror. /arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...