Ndryshimi i ligjit për kundërvajtje ka bërë që shumë shoferë të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, shkruan arbresh.info.
Ndryshimi i ligjit për kundërvajtje ka hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2018.
Me ligjin e ri, polici i trafikut në vendin e ngjarjes mund të shqiptojë gjobë deri në 500 euro ndaj personave fizikë dhe deri në 1000 euro për personat juridikë.
Për kundërvajtësit në komunikacion krahas gjobës në tiketë do të shqiptohen edhe pikët negative, kurse shoferët që grumbullojnë nëntë pikë negative do t’u merret patentë shoferi për një periudhë prej dy vitesh.
Po ashtu, me 27 qershor të vitit 2017 ka hyrë në fuqi ligji i ri për automjete. Sipas këtij ligji, nga 1 janari këtij viti askush nuk mund të importojë automjet më të vjetër se 10 vjet.
Të dyja këto ndryshime në ligjet përkatëse janë në kundërshtim me të drejtat e lirive të njeriut, thotë njohësi i komunikacionit, Nol Dedaj.
Dedaj, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se këto rregulla të reja në komunikacion përpos që shkelin të drejtat e njeriut, hapin rrugë edhe për t’u korruptuar policët e trafikut nga shoferët.
“Nëse ti e krahason tabelën e kufizimit, ajo mbi 50 km në orë, në këtë e shkruan tejkalimin e shpejtësisë dhe menjëherë ja heq 3 pikë shoferit. Tash kjo formë e dënimit të len me kuptuar më shumë hapësirë që personave të autorizuar me bo marrëveshje me vozitësit në lidhje me gjobën. Nëse ai ia lëshon gjobë 500 euro, vozitësi do të kërkojë t’ia zbres dënimin deri në 40 apo 50, sepse gjoba deri në 500 euro është shumë”, thotë Nol Dedaj.
Që nga 1 janari, vërehet prezencë e shtuar e policëve të trafikut rrugor.
“Sa i përket ndikimit të ligjit është ende herët të flitet. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja në shqiptimin e gjobave për kundërvajtjet e kryera i realizon konform ligjit në fuqi dhe numri i tiketave bëhet publike çdo 24 orë”, ka thënë Policia e Kosovës për arbresh.info
Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar rreth 1 mijë tiketa trafiku./Arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...