Britanikët nuk i besojnë më kryeministres May

00:44 | 10 Janar 2018
Trina Galanxhi

Gjysma e votuesve britanikë besojnë se kryeministrja Theresa May është e paaftë për të bërë marrëveshjen e duhur për Brexit.

Sipas një sondazhi të kryer nga ORB është gjetur se publiku në Britani të Madhe nuk beson më te kryeministrja May, transmeton portali arbresh.info

Një vit më parë, vetëm 35 përqind e votuesve besonin se May ishte e aftë të bënte marrëveshjen e duhur për Brexit.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se rreth 43 përqind e njerëzve në Britani të Madhe mendojnë se vendi do të jetë më mirë pas Brexit, ndërsa 42 përqind mendojnë të kundërtën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme