Mauro Icardi në Real Madrid?

23:49 | 9 Janar 2018
Arbresh Info

Shumë media italiane thonë se raportet nga mediat spanjolle se sulmuesi Mauro Icardi ka kryer testet mjekësore te Real Madridi janë të pavërteta.

Këto pretendime janë bërë nga ‘Diario Gol’ duke sugjeruar që kalimi në janar është afër finalizimit, transmeton portali arbresh.info.

Shumë burime të ndryshme italiane, përfshirë analistin e shumëvlerësuar Gianluca Di Maria të ‘Sky Sport Italia’, kanë mohuar këto raporte duke insistuar se largimi në mes të sezonit nga San Siro nuk është i mundur.

Këtu ekziston një klauzolë e lëshimit në kontratën e Icardit që vlen 110 milionë euro, por është valide vetëm për deri në qershor.

Icardi dhe agjentja e tij që njëkohësisht është edhe gruaja e tij, Wanda Nara, nuk kanë ndërmend të largohen nga Interi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme