Udhëheqësi suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë “dështuar” që të krijojnë trazira në Iran.
“Edhe një herë, kombi i ka treguar SHBA-ve, Britanisë dhe kujtdo që kërkon të rrëzojë Republikën Islame të Iranit, se do të dështojnë”, ka shkruar ai në Tëitter, transmeton portali arbresh.info
Ai shtoi se të gjitha lëvizjet e kombeve armiqësore kundër Teheranit gjatë 40 viteve të fundit ishin janë “sulme kundër Revulocionit Islamik”.
Irani është përfshirë nga protesta të mëdha që nga data 28 dhjetor 2017. Njerëzit kanë protestuar kundër papunësisë, varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës.
Gjithashtu është protestuar edhe kundër politikave të Khameneit dhe presidentit iranian Hassan Rouhani.
Të paktën 20 persona janë vrarë gjatë protestave, ndërsa rreth 450 janë arrestuar./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...