Ylli i Tottenahmit, Harry Kane raportohet se i ka thënë Real Madridit se dëshiron të bartë fanellën me numër 10 kur të largohet nga Tottenhami për transferim në Bernabeu.
Reprezentuesi i Anglisë ka tejkaluar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin vitin e kaluar për nga numri i golave duke zënë vendin e parë në listën e top sulmuesve në Evropë, transmeton portali arbresh.info. Forma e tij nën udhëheqjen e Maruicio Pochettinos ka bërë gjithashtu që ai të tejkaloj edhe rekordin e Alan Shearer me 260 gola në Premierë Ligë.
Kane mund të thyej këtë numër duke luajtur për Tottenhamin apo Manchester United, ndërkohë që Jose Mourinho duket se është duke kërkuar nënshkrimin e tij.
Por, raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Kane ka në plan largimin nga Premierë Liga dhe transferimi në Real Madrid është destinacioni i tij i preferuar.
Bazuar në gazetën ‘Diario Gol’, negociatat formale rreth transferimit të 24-vjeçarit në Madrid janë në një fazë të avancuar dhe Kane i ka treguar kampionit në fuqi të Spanjës se cilin numër dëshiron ta ketë në fanellën e tij.
Kane besohet se synon të bartë fanellën me numër 10 e cila aktualisht është duke u bartur nga ish bashkëlojtari i tij te Tottenhami, Luka Modric./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...