Edon Zhegrova e ka lënë Kosovën për të bërë karrierë jashtë vendit, pse jo një ditë të luajë për Barcelonën.
Ai është i bekuar me një talent të jashtëzakonshëm, ndërsa në media e quajnë Lionel Messi i Kosovës.
Kështu fillon shkrimi i goal.com i edicionit gjerman për Edon Zhegrovën.
Kur ishte 12 vjeç, ia ishte zgjedhur si lojtari më i mirë në kampin e mbajtur nga Ac Milan në Kosovë, ku edhe përkundër që kishte kundërshtarë më të mëdhenj, ai kishte shënuar gola dhe kishte vendosur ndeshje.
Tani 18 vjeç, Zhegrova luan te klubi i njohur belg KRC Genk, ka lindur në Bielefeld të Gjermanisë, ku kishe migruar familja e tij shkaku i luftës, për tu kthyer përsëri në Kosovë, si dy vjeç.
I rritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ai filloi të luajë futboll në rrugë. Si i vogël u bashkua fillimisht me klubin e Flamurtarit, pastaj te Prishtina.
Kur ishte pjesë e Flamurtarit me trajnerin Agim Hoxha
Njohësit e futbollin e shihni të ngjashëm me Messin, por kishte edhe nga ta që tek vogëlushi shinin nga pak dhe Mesut Ozilin dhe Arjen Robben.
Zhegrova kur ishte 15 vjeç u largua drejt Standard Liege.
Ishte Luan Ahmetaj, që e kishte bindur klubin që të nënshkruanin me lojtarin. Gazetat në Belgjikë e quajnë ‘Messi i Kosovës’. “Jam i ngazëllyer për aventurën time këtu. Ëndrra ime është Barcelona”, ka thënë Zhegrova.
Zhegrova nuk zhvilloi asnjë ndeshje me Standardin, për tu huazuar te VV St. Truiden. Edhe pse Milani ishte i interesuar ai nënshkroi për Genkun.
Pse jo të mos luaj për Belgjikën
Këtë sezon ia po shkëlqen me Genkun. Në ditë e fundit një video e tij duke e kaluar në mënyrë magjike yllin e Schalkes, Bastian Oczipka, u bë hit në internet.
Ai e pranon që ka pasur ftesë nga Kosova U-21, por nuk e sheh vetën për këtë moshë.
“Ata më kanë ftua, por nuk e ndjej vetën që duhet të luaj për U-21. Dua të luaj sa më shumë për Genkun”.
Ai nuk e sheh vetën me çdo kusht me fanellën e Kosovës.
“Nuk kemi ekip të mirë për momentin, pasi kosovarët më të mirë luajnë për Zvicrën, Gjermaninë dhe Shqipërinë”.
Shqipërinë e sheh si mundësi, pse jo edhe Belgjikën.
“Kam disa opsione, përderisa nuk luaj ndeshje zyrtare, kam mundësi zgjedhje”, ka thënë Zhegrova. /Telegrafi/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...