“Demarkacionit do të shkoj të hënën në Kuvend”

20:52 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se demarkacioni me Malin e Zi do të shkojë në Kuvend të hënën e 15 janarit.

“Unë besoj që me 15 janar do të shkojmë me atë opsion. Natyrisht që ne përsëri do të propozojmë meqenëse një sërë çështjesh kanë mbetur të pa zgjidhura, pa përgjigje. Përsëri para vetës kemi vetëm një raport preliminar dhe jo përfundimtar”, tha Osmani për televizionin Dukagjini.

Thotë se në seancë nuk do të kërkohet votimi pro ose kundër por kjo do tu lihet në vullnet 120 deputetëve të Kuvendit.

“Ne jemi politikanë, nuk jemi prokurorë që determinojmë nëse pretendimet e komisionit të ri për falsifikim janë të sakta apo jo. Do t’ia lëmë këtë secilit deputet së paku kështu mendoj që duhet të jetë dhe të mos i rekomandojmë seancës që të votojë për apo kundër por thjesht të procedohet për shqyrtim dhe le të jetë pastaj në vullnetin e deputetëve”, theksoi deputetja Osmani.

Muajin e kaluar qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e komisionit të ti për shënimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme