Gjatë intervistës në Klan Kosova, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është pyetur për marrëdhënien që ai ka me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, pas zhvillimeve të fundit.
O’Connell ka deklaruar se ata kanë një bashkëpunim të mirë, duke shtuar se ai ka qenë njëri nga bashkëpunuesit më të afërt të tij gjatë procesit të shpalljes së pavarësisë.
“Kemi një marrëdhënie të mirë dhe kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe nuk e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me zyrën e tij. Do vazhdojmë të punojmë me të gjithë liderët që janë zgjedhur nga populli. Por, mendojë se disa mosmarrëveshje po krijohen për shkak se liderët në përgjithësi në Kosovë duhet të jenë më të drejtpërdrejt me qytetarët dhe të kenë kudjes për gjërat që i thonë dhe nuk janë të vërteta”, ka thënë ai.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën