Sipas Ambasadorit të Britanisë, Ruairi O’Connell, nëse veç një marrëveshje ndërkombëtare një herë pranohet dhe pastaj refuzohet është një jo seriozitet dhe rrezikshmëri, duke dhënë përgjigjen se këto veprime i thonë, “JO”, drejtësisë ndërkombëtare.
O’Conell, tha se me një ritëm të ngadalshëm por të mirë e kanë pranuar se akuzat e luftës duhet të gjykohen nga ndërkombëtarët. Dhe sipas tij Kosova është përkrahur vazhdimisht nga ndërkombëtarët, dhe për këtë shkak është anëtarësuar në organizata të ndryshme.
Ambasadori i Britanisë, e ka ripërsëritur edhe njëherë se Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e Kosovës, por individ të caktuar të cilët kanë pasur mundësi të bëjnë krime në atë periudhë.
Ruairi O’Connell, në një intervistë tha se as Serbia dhe as vetë deputetët nuk e dinë se kush deri tash është në listat e prokurorëve të Speciales. Madje ai ka hedhur poshtë deklaratat e disa krerëve të institucioneve, që kjo gjykatë punon në presion dhe me urdhra të Serbisë.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor