Google ADS

Për herë të parë në Maqedoni, hapet dega e Regjisë së teatrit dhe Dramaturgjisë në gjuhën shqipe

23:23 | 15 Korrik 2015
M. A.

Mungesa e një kuadri profesional ka bërë që shqiptarët e Maqedonisë të kenë ngelur shumë prapa për sa i përket fushave artistike, jo për shkak të mungesës së kapaciteteve intelektuale por për shkak të mungesës së një drejtimi të tillë studimor ku kandidatët do t’i përgadisë në mënyrë dinjitoze për të qenë sa më konkurent në tregun e punës.

Fakulteti i Arteve, Programi studimor – Art Dramatik në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, këtë vit ka hapur konkurs për pranimin e kandidatëve, gjegjësisht studentëve të rinj në dy drejtime të reja dhe atë: Dramaturgji dhe Regji Teatri.

Ajo që më së shumti u ka munguar talentëve të rinj, tash më mund të konsiderohet pjesë e së kaluarës, sepse tani ata do të kenë mundësi të ndjekin fakultetin e regjisë në gjuhën shqipe.

Mungesa e një kuadri profesional ka bërë që shqiptarët e Maqedonisë të kenë ngelur shumë mbrapa për sa i përket fushave artistike, jo për shkak të mungesës së kapaciteteve intelektuale por për shkak të mungesës së një drejtimi të tillë studimor ku kandidatët do t’i përgadisë në mënyrë dinjitoze për të qenë sa më konkurent në tregun e punës.

Kandidatët e interesuar do të duhet t’i nënshtrohen një provimi pranues. Për informacione më të detajizuara lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi, mund të konsultoni konkursin.

Pritet që kjo mundësi e re e USHT-së me dy programe studimore, Regji teatri dhe Dramaturgji, nëpërmjet nxjerrjes së kuadrove profesionale, do të hapë një spektër të ri të artit të mirëfilltë në vendin tonë./portalb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme