Google ADS

Prishtinën nuk e ndal as mjegulla

15:26 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

FC Prishtina sot e ka mbajtur seancën e tretë stërvitore që nga fillimi i fazës së parë përgatitore të dimrit.

Skuadra po stërvitet në fushën me bari sintetik dhe të mbuluar me mjegull në “Top footbal” të Mazgitit afër Kastriotit.

Ndërsa pasdite do të mbaj seancë stërvitore në fushat vogla të mbyllura me bari sintetik në “Prince”, lagja Arbëria.

Skuadra pothuajse është kompletuar (mungon vetëm Januzi me leje dhe Jashari me grip) dhe janë gjithsejtë 31 futbollistë që po përgatiten intensivisht.

Kurse, Lorik Boshnjaku së bashku me grupin e fisioterapeutëve të klubit po bënë çmos që të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore në fazën e dytë që do të zhvillohet në Turqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme