Google ADS

Gjykata: Bogoevski ka shpifur ndaj Ali Ahmetit e Musa Xhaferit

15:30 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Sipas 24Vesti, ish-shefi i kundërzbulimit, Sllobodan Bogoevski ka shpifur për kreun e BDI-së, në lidhje me marrje ryshfeti për rastin e Magyar Telekom.

Kështu ka vendosur Gjykata qytetare në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kështu, Gjykata themelore Shkupi 1 i ka pranuar paditë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, por Bogoevski nuk do të paguaj dëm material prej 90 mijë euro, ashtu siç kishin kërkuar.

Nga BDI-ja kanë deklaruar se padia ndaj Bogoevskit është përë për të dalë e vërteta në shesh, e jo për para.

Përndryshe, Bogoevski dëshmoi në SHBA në lidhje me gjyqin për Magyar Telekom, ku kishte deklaruar se funksionarë të BDI-së kishin marrë 2,5 milionë euro ryshfet.

Mbrojtja e Bogoevskit ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme