Lirohet nga burgu bashkëshorti i ish-gjyqtares Majlinda Andrea

15:11 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Dy të dënuar për 50 mijë euro ryshfet për një tokë në Sarandë, janë liruar nga burgu. Odhise Andrea dhe Ilia Çabiri lanë qelitë e burgut pasi përfunduan dënimin e tyre.

Andrea ishe dënuar me 1 vit e 6 muaj burg nga Gjykata. Ai pretendonte se ishte i pafajshëm, por u arratis për disa muaj. Më pas me rrugë tokësore pa u regjistruar në asnjë pikë kalimi kufitar ai erdhi dhe u dorëzua në Policinë e Tiranës. Odhise Andrea është bashkëshkorti i Majlinda Andreas, ish-gjyqtare e Gjykatës së Lartë e cila është shkarkuar.

Çifti Andrea akuzohej nga Prokuroria për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë, hetimet për të cilën u publikuan nga Prokuroria e Përgjithshme mbrëmjen e 16 korrikut 2016.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Odise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, gruas së tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues. Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit dhe shuma e parave jepej per këtë rast. Shuma e parave u dha më 10 korrik 2016, një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme