Ka dhënë dorëheqje Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane për Evropën Qendrore dhe Lindore Hoyt Brian Yee, bën të ditur Al Jazeera Balkans.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Departamenti i Shtetit, transmeton portali arbresh.info
Hoyt Brian Yee i përket gradës së diplomatëve amerikanë me angazhimin më të gjatë në Ballkan, ka qenë aktiv që nga viti 1993, kur ai shkroi shënime mbi të gjitha bisedimet kyçe dhe bisedimet për ndërprerjen e luftës si një ndihmës sekretar i ri i SHBA për BiH, Charles Redman e cila krijoi arkitekturën e re shtetërore të Ballkanit dhe hapi rrugën për paqen nën udhëheqjen amerikane.
Që atëherë B. Hoyt Yee ka qenë i lidhur me Evropën Juglindore në pozicione të ndryshme në diplomacinë amerikane ose në NATO, dhe vitet e fundit ai do të bëhet një person kyç në Departamentin e Shtetit për Evropën Juglindore dhe Qendrore.
Është përfolur që Hoyt Yee të caktohet si ambasador në Shkup, mirëpo tani thuhet se do të emërohet në Sarajevë.
Ish Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane për Evropën Qendrore dhe Lindore ka vizituar Kosovën në disa raste, më e fundit ishte vizita në muajin tetor./Arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...