Google ADS

Manchester United arrin marrëveshje me Lucas Moura

13:35 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Manchester United është shumë afër të transferimit të brazilianit të Paris Saint-Germain, Lucas Moura.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, është duke shikuar mundësin që ta përforcojë skuadrën e tij në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave angleze, Mourinho do të largojë fillimisht disa lojtarë e pastaj të blejë.

Image result for lucas moura

I pari që do të largohet është mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan, i cili ka humbur besimin e portugezit dhe si duket do t’ia lirojë vendin brazilianit Moura.

Sipas “Canal +” Manchester United ka arritur marrëveshje me Lucas Moura për t’u transferuar në Old Trafford, transmeton arbresh.info.

Megjithatë, gjiganti anglez duhet ta bind edhe PSG që të hjekë dorë nga shërbimet e anësorit brazilian.

Image result for lucas moura

Besohet se Manchester United do të ofrojë rreth 20-25 milionë euro për Moura, çmim ky i pranueshëm nga klubi francez.

Vlen të theksojmë se Lucas Moura ka qenë i kërkuar nga djajtë e kuq, sa ishin nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, por Moura kishte zgjedhur gjigantin francez para United. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme