Google ADS

Vrasja në Babimovc, burri ngulfati gruan me litar pastaj theri veten me thikë

13:23 | 9 Janar 2018
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para rreth hetimit të vdekjes së çiftit serb në fshatin Babimovc të Obiliqit, raporton “Arbresh.info.

Sipas njoftimit të policisë viktima B.M mashkull 55 vjeçar ka ngulfatur gruan e tij G. M50 vjeçare me litar, duke e lënë atë pa shenja jete, dhe pastaj ka qëlluar vetën me thikë deri në vdekje.

Dy viktimat janë gjetur mbrëmë pa shenja jete në një shtëpinë e tyre Babimovc të Obiliqit
rreth orës 21:00.

Sipas policisë, motivet e vrasjes dhe vetëvrasjes nuk dihen, mirëpo dyshohet se B.M vuante nga problemet psikike.

“Bazuar në hetimin preliminar të kryer (nga Prokuroria, hetuesit rajonal dhe krimteknika si dhe deklaratat e dëshmitarëve) është ngritur versioni se fillimisht G. M. është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj (B. M.) dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të ftohtë (thikë), e cila edhe është gjetur në afërsi të tij. Vlen të theksohet fakti se nga informacionet fillestare që posedon policia ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari vuante nga probleme psikike për një periudhë të gjatë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha njësitet e nevojshme policore menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’ rast ka hasur viktimat

Vdekjen e viktimave, sipas policisë e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.

“Në vendin e ngjarjes janë intervistuar dëshmitarët, testuar të gjitha dritaret të cilat kanë qenë të mbyllura, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur, dhe supozohet se nuk ka pasur hyrje të dhunshme në shtëpi, deri në momentin e hyrjes nga dëshmitarit.”, bën të ditur policia

Sipas policisë ky version mund të përforcohet apo të ndryshoj pas autopsisë, ekzaminimit të dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes, dhe rezultatit të hetimeve që po zhvillohen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme