Gundogan zbulon se sa trofe dëshiron t’i fitoj këtë sezon

13:21 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Mesfushori turko-gjerman i Manchester City, Ilkay Gundogan, ka zbuluar qëllimet e tij që ka për këtë sezon.

Manchester City javën e kaluar arriti të kualifikohet për në raundin e katërt të FA Cup, duke vazhduar luftën në katër fronte.

Gundogan në javët e fundit ka rikthyer vendin në formacionin e Pep Guardiolës dhe janë duke prirë në tabelën e Premierligës me 15 pikë, më shumë se vendi i dytë.

“Është një gjë pozitive kjo. Ne kemi skuadër të thellë dhe ndjej se secili ndryshim mund të vë diçka të re në skuadër”.

“Të gjitha garat janë të vështira, por ne i kemi gjasat që t’i fitojmë katër trofet. Ne jemi në gjendje të luajmë ashtu siç kemi bërë në katër pesë muajt e fundit, më pas gjasat tona rriten dhe ky është synimi jonë”, u shpreh Gundogan. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme