VMRO-DPMNE-ja vazhdon bojkotimin e Kuvendit

12:12 | 9 Janar 2018
L G

VMRO-DPMNE nuk do të marr pjesë në punën e Kuvendit. Deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Miloshevski u paraqiten pak më parë në Kuvend ku Dimovski shkurt deklaroi se vjen në punë por nuk do të jetë prezentë në seanca.

Dimovski paralajmëroi se nga partia do të dalin me qëndrim zyrtar dhe me më shumë arsye sa i përket bojkotit.

Konferenca për shtyp e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, është caktuar për në orën 13.00./ Zhurnal.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme