Google ADS

Kryeprokurorja Marku me “shpatë të madhe”, ndryshimet e reja në rrethe

12:03 | 9 Janar 2018
L G

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka nënshkruar ditën e sotme lëvizje të tjera të drejtuesve të prokurorive në rrethe.

Kështu veç Elbasanit lëvizje ka pasur edhe në Fier dhe Kukës.

“Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshime ne prokurone e Elbasanit, Fierit dhe Kukesit”- njofton zyra per media e Markut.

Njoftimi i plote

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.

Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.

Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme