Flirtet e kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama me “faktorë të tretë”, veçanërisht me Turqinë e Erdogan duket se kanë ngjallur shqetësim në Bashkimin e Europian. Shqipëria shpreson që të marrë sivjet një sinjal pozitiv për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por mjaft vende të “Klubit” janë ende shumë skeptike.
Edhe pse asgjë nuk është akoma e sigurt, në Bruksel druhen se vendet e Ballkanit mund të bien nën ndikimin e tjera fuqive botërore. Presidenca e BE, që drejtohet nga Bullgaria, e ka bërë të qartë këtë gjë në Bruksel.
Ambasadori i Bullgarisë në BE, Dimiter Tzantchev tha gjatë një konference për shtyp se ata e shohin Ballkanin Perëndimor si pjesë të BE-së. Por ai tha se nëse këtyre vendeve nuk u jepet një perspektivë e qartë anëtarësimi, do i hedhin sytë diku tjetër.
Sipas EurActiv, ai tha se të tjera fuqi të mëdha janë të interesuara për rajonin, por pa dhënë emra. Megjithatë EurActiv në shkrimin e vet thotë se bëhet fjalë për Rusinë, që ka marrëdhënie të mira me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, për Kinën, që ka interesa ekonomike në Maqedoni e Serbi dhe për interesat turke dhe arave në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë./Syri.net
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra