Google ADS

Vetëaksidentohet me makinë një femër, humb jetën pasagjeri

11:04 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Një femër nga fshati Mramor i Prishtinës, derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident.

Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një pasagjer në automjet, ndërsa lëndime të rënda kanë pësuar dy femra të tjera, të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti  është duke u hetuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme