Sulmuesi francez, Antoine Greizmann, ka zgjedhur Barcelonën para Manchester United.
Reprezentuesi francez ka një klauzolë të vendosur në vlerë 100 milionë euro në kontratën e tij të re me Atletico Madrid, të cilën e ka nënshkruar në muajin qershor të vitit të kaluar.
Greizmann ishte shumë afër t’i bashkohej United vernë e kaluar, por marrëveshja dështoi për shkak të dënimit të FIFA-s ndaj klubit spanjoll.
Barcelona është e vendosur ta transferojë 26 vjeçarin dhe janë të gatashëm të bëjnë trasnferin e dytë në këtë muaj, pas transferimit rekord të Philipe Coutinho nga Liverpooli për shumën e 160 milionë euro.
Sipas “ESPN”, Greizmann është i hapur të transferohet në United, por dëshira e tij është të qëndroj në Spanjë dhe të transferohet në Barcelonë.
Në raport po ashtu thuhet se francezi ka rezervime për një lëvizje në Manchester.
Megjithatë, radio-statcioni spanjoll “Cadena SER”, raporton se Barcelona është në bisedime me Greizmann rreth një transferimi të mundshëm.
Gjiganti katalan është i gatshëm t’i ofrojë një pagë që do të jetë njëjta me Luis Suarez, e që është paga e dytë më e madhe në klub pas asaj të Lionel Messi.
Barça do t’i ofrojë kontratë pesë vjeçare. /arbresh.info/
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën