Në të shumtë e rasteve kur lexojmë për vrasësit serikë, një karakteristikë interesante del gjithnjë: probleme me nënën.
Ed Gein, Henry Lee Lucas e madje edhe Ted Bundy. Të gjithë kishin probleme me figurat e autoritetit femëror gjatë viteve të tyre formuese, shkruan portali arbresh.info
Edmund Kemper nuk ishte ndryshe. Burri që njihet me nofkën “Vrasësi Co-Ed” mund t’ia atribuonte zemërimin, armiqësinë dhe inatin një burimi të vetëm: nënës së tij të dashur.
Kemper ishte një fëmijë i mençur me një koeficient inteligjence të lartë, por ishte gjithashtu shumë i turbulluar, e gjitha për shkak të mënyrës së rritjes.
Edhe pse ishte i afërt me të atin, prindërit e tij u ndanë kur ishte i ri, dhe atij iu desh të jetonte me nënën e tij alkoolike, Clarnell dhe motrat e tij në Montana.
Clarnell abuzonte psiqikisht me Kemper, i cili duket se kënaqej kur ai përulej.
Ajo e tallte, duke e quajtur i çuditshëm dhe i thoshte se asnjë grua asnjëherë nuk do të mund ta donte.
Kuptohet, Kemper e urrente nënën e tij me një pasion. Kemper filloi të vepronte çuditshëm, duke torturuar dhe vrarë macet dhe kafshët e tjera të lagjes, dhe duke luajtur lojëra që ai shpiku si “Dhoma e Gazit” dhe “Karrigia Elektrike”.
Në moshën 14 vjeçare ai vendosi se kishte duruar boll dhe u largua nga shtëpia e nënës. Pas një kohe me të atin, atë e dërguan në fermën e gjyshërve në North Fork, Kalifornia.
Në gusht të vitit 1964, kur Kemper ishte vetëm 15 vjeçar ai vrau gjyshërit e tij pas një zënke me gjyshen, transmeton arbresh.info. Kur u intervistua nga policia, Kemper tha “vetëm doja të shihja si ishte ndjenja të vrisja gjyshen”.
Gjykata e konsideroi Kemper një skizofrenik paranojak dhe e mbylli atë në një njësi për kriminelët e çmendur në spitalin shtetëror Atascadero.
Kemper qëndroi në Atascadero për më shumë se 5 vjet, duke u liruar në ditëlindjen e tij të 21-të në dhjetor 1969 … në kujdesin e nënës së tij. Ai shkoi për të jetuar me të në Aptos të Kalifornisë, jashtë Santa Cruz.
Edmund bëri përpjekje të shtypte instinktin e tij vrasës, por me kohën kuptoi që nuk mund ta kontrollonte veten.
Në maj të vitit 1972, Kemper iu dorëzua dëshirave të tij dhe nisi vrasjet që shkaktuan panik të vërtetë brenda dhe rreth Santa Cruzit.
Stili i tij i vrasjes ishte autostopiste, gra të reja, me trupat e të cilave abuzonte dhe i masakronte.
Në fillim të 1973, Kemperit i ishin harxhuar paratë dhe u kthye të jetonte me të ëmën. Ai sërish vazhdoi me vrasjet, duke vrarë tri studente të cilat i mori në afërsi të kampusit.
Ai madje e kishte varrosur njërin nga krerët e shpërbërë të viktimave të tij në kopshtin e nënës së tij dhe e la atë me pamje nga dhoma e saj e gjumit.
Pastaj, më 20 prill 1973, vrasjet e Kemper-it arritën kulmin e tyre natyror kur ai e goditi nënën e tij për vdekje me një çekiç të thurur ndërsa ajo flinte në shtratin e saj, transmeton arbresh.info. Më pas ai preu kokën e saj dhe përdhunoi kokën e saj para se ta vendoste në një raft dhe ta përdorte mjet dekorues.
Ai ia preu gjuhën dhe laringun e saj dhe i hodhi në një kosh plehrash.
Kemper më pas ftoi shoqen më të mirë të nënës së tij në shtëpi, përpara se ta vriste dhe ta vjedhë makinën e saj. Ai u arratis për në Kolorado, por kur pa se vrasjet e tij nuk po përmendeshin fare, thirri policinë dhe pranoi se ka vrarë nënën.
Policia nuk e mori seriozisht thirrjen duke bërë që Kemper të pranonte të gjitha vrasjet që kishte kryer për të marrë vëmendjen e tyre.
Kur u pyet se pse ai u dorëzua, Kemper tha se “qëllimi origjinal ishte zhdukur … Unë vetëm thash të shkojë në ferr me të dhe i anulova të gjitha”.
Ai u arrestua dhe u dënua për tetë akuza të vrasjes së shkallës së parë. Kemper u përpoq të bënte vetëvrasje dy herë, dhe madje kërkoi dënimin me vdekje, por dështoi në të gjitha akuzat dhe iu dhanë shtatë dënime të njëpasnjëshme të përjetshme.
Edmund Kemper u burgos në Institutin Mjekësor të Kalifornisë së bashku me Herbert Mullin dhe Charles Manson, ku ai ende banon edhe sot.
Ndërsa është në burg, Kemper me dëshirë mori pjesë në një numër intervistash nga gazetarët dhe zbatuesit e ligjit.
Edmund Kemper u bë një i burgosur model në Institucionin Mjekësor të Kalifornisë, ku ai është përgjegjës për caktimin e emërimeve të të burgosurve të tjerë me psikiatër dhe ka shpenzuar mbi 5.000 orë duke treguar libra në kasetë për të verbrit./Arbresh.info/
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...