Minnesota Timberëolves ka mposhtur bindshëm Cleveland Cavaliers me rezultat 127-99, në një ndeshje aspak interesante.
Nga fillimi i takimit Minnesota ishte më dominuese duke mos pasur probleme që të krijojë epërsi solide qysh në start.
LeBron James dhe Kevin Love nuk e gjetën veten në asnjë moment gjatë takimit.
Më i miri ishte Andrw Wiggins me 25 pikë, i ndihmuar nga Jimmy Butler me 21 pikë e nëntë asistime.
Draymond Green realizoi 23 pikë e 10 asistime në fitoren e Golden State, teksa shkëlqeu edhe Stephen Curry me 32 pikë duke vërtetuar kandidaturën e tij për MVP që prej kthimit nga lëndimi.
Fitorja 124-114 e Golden State nuk ishte në dyshim në asnjë moment gjatë këtij takimi, përcjell Telegrafi.
Kurse, Garry Harris shkëlqeu me 22 pikë bashkë me Jamal Murray i cili po ashtu bëri 21 pikë.
Bostoni vazhdon të udhëheqë në konferencën lindore me dy fitore më shumë, kurse Clevelandi ka gjashtë fitore më pak.
Golden State ka katër fitore më shumë se Houston në vendin e dytë në Perëndim. /Telegrafi/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...