Edona James flet për herë të parë për sëmundjen, ofendon mjekët kosovarë!

09:30 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Transgjinorja më e famshme shqiptare, Edona James ka folur për herë të parë për sëmundjen nga e cila po vuante tash e një kohë.
James ka treguar se për disa ditë i është nënshtruar kimioterapisë dhe një operacioni në Gjermani.

Në një bisedë për Magazina.al, transgjinorja e famshme shqiptare, ka treguar se i është paraqitur një kancer dhe ka qëndruar tre muaj në spital ku i është nënshtruar një operacioni.“Kam qëndruar tre muaj në spital, pas operacionit ndihem më mirë, pasi më kanë hequr kancerin”.

Ajo më tej ka thënë se ka pasur një periudhë mjaft të vështirë por që tani është më mirë, duke u shprehur që ka qenë me fat që ka qenë në Gjermani pasi po të ishte në Kosovë do të kishte vdekur.

“Jam bërë operacion por falë doktorrëve të mirë në Gjermani nuk kam asnjë shenjë, jam me fat që isha tek doktorët gjerman, pasi po të isha në Kosovë do të kisha vdekur”, është prehur James për Magazina.al

Ajo ka thënë se pas pesë vitesh do t’i nënshtrohet kontrollove pasi ka mundësi që kanceri të rikthehet./magazina.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme