Google ADS

Milani refuzon çdo ofertë për yllin e tyre

09:27 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

 AC Milan ka refuzuar ofertën e Torinos për sulmuesin e tyre, Fabio Borini.

Borini është në formë të huazimit nga Sunderland, por rosonerët kanë të drejtën e blerjes në fund të këtij sezoni.

Bordi i gjigantit italian ka deklaruar se asjnë lojtarë që transferuar gjatë afatit kalimtar të verës nuk do të largohet.

Borini ende nuk ka arritur të shijoj golin në fanellën e Milanit në Serie A, por ka asistuar tri herë.

Milani është në pozitën e nëntë me 26 pikë, po aq ka edhe Torino që renditet e dhjeta.

26-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat, Liverpoolit dhe Romës. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme