Google ADS

Hasani për pagën minimale: Do ta bëjmë atë që nuk është bërë për shtatë vite

09:15 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Rritja e pagës minimale  e cila po kërkohet të bëhet  nga 170 euro në 250 euro, ka marrë mbështetjen e plotë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani.

Ai në një intervistë për Tribuna Channel ka thënë se deri tek ardhja e këtij vendimi është bërë punë e madhe dhe se ka pasur një unifikim të gjithë spektrit politik e ekonomik që një vendim i tillë të merret, duke pasur parasysh siç ka thënë ministri Hasani mbrojtjen dhe interesin e punëtorit.

“Kemi mbajtur një takim, jam anëtar i këshillit ekonomik social. Në atë këshill është bë punë e madhe deri në ardhjen e këtij vendimi. Kemi punuar shumë,  kemi takuar shumë përfaqësues të bizneseve, grupeve, sindikatave dhe është ardh një propozim i tillë. E pash dje që e ka kundërshtua ministri i Financave, por zëvendësi i tij e ka provuar dhe kemi vazhduar me votë unanime. Kemi pas disa propozime por në fund kemi dal me këtë vendim”, ka thënë ministri Hasani.

Ai e ka parë si të ngutshëm  reagimin e ministrit të Financave Bedri Hamza se një rritje e tillë nuk duhet të bëhet. Mirëpo ministri Hasani është i bindur se kjo rritje e pagës minimale do të has në mirëkuptimin e Qeverisë dhe se do të aprovohet në njërën nga mbledhjet e saj.

Hasani ka theksuar po ashtu se për shtatë vite asnjëherë nuk ka pasur diskutime e as vendime për rritjen e pagës minimale.

“Mendoj që është ngut ministri i Financave. Mirëpo besoj që kjo duhet të kaloj, duke pas parasysh që është studiuar mirë kjo rritje e pagës minimale sepse nuk ka pas që shtatë vite lëvizje të pagës minimale. Nëse e marrim me përqindje , nëse e analizojmë është një rritje e lartë, por  kur të mendojmë që shtatë vite nuk ka pas asnjë lëvizje, dhe një e tillë është dashur të do të bëhet çdo vit ashtu siç është e obliguar të shihet, rritja nuk do të dukej kaq e lart”, ka theksuar Hasani.

Sipas tij rritja e pagës minimale duhet të vazhdoj tutje e të mos mbetet vetëm si ide dhe beson në mirëkuptimin e plotë të qeverisë. Ai po ashtu ka ftuar edhe bizneset që ta pranojnë këtë vendim si më të drejtin në mbrojtjen e punëtoreve.

“Unë mendoj që jemi bazuar në bazë të drejtave që kemi, të elaborimeve, që është një rritje mesatare dhe unë besoj që kjo duhet të kaloj, duhet të propozohet në qeveri dhe besoj që do të has në mirëkuptim. Nuk e di pse ministri i Financave e ka shfaqë këtë shqetësim. Bizneset duhet ta pranojnë. Disa mund ta shohin si favorizim që po bëjmë në këtë drejtim, atëherë a nuk ja vlen që ta mbrojmë punëtorin në këtë drejtim”, ka thënë ministri Hasani./Tribuna Channel/.

Të ngjashme