Zgjedhja e gjykatësve dhe ligji për gjuhët në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë

09:05 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 27-të duhet të vendosin për propozimet e presidentit Gjorge Ivanov, që Osman Kadriu dhe Farko Kostadinovski të jenë gjykatës kushtetues.

Në rend dite në këtë seancë është edhe propozim-ligji për gjuhët, ndërsa përkrah seancës së 27-të, për sot janë planifikuar edhe pesë seanca të komisioneve kuvendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin ende është e pasigurt nëse deputetët e partisë opozitare maqedonase do të përfshihen në punën e Kuvendit./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme