Google ADS

Superylli i Man Utd informon Jose Mourinho se dëshiron të largohet nga klubi

09:04 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Mesfushori belg i Manchester United, Marouane Fellaini, e ka informuar Jose Mourinho se ai do të refuzojë kontratën dhe se do të largohet në fund të sezonit.

Reprezentuesit belg i përfundon kontrata në muajin korrik dhe ka refuzuar ofertën e parë të United, në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, dëshiron me çdo kusht që ta mbajë Fellainin në skuadër dhe kishte shpresuar se do të bind atë gjatë mini pushimit në Dubai, se e ardhmja e tij është në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

Megjithatë, Fellaini ka informuar Mourinhon se ai dëshiron një sfidë të re dhe se do të largohet në fund të këtij sezoni, raporton “The Sun”, transmeton arbresh.info.

Fellaini ka disa oferta të majme në tavolinë nga klubet kineze dhe nga gjiganti turk, Galatasaray, dhe tashmë United duhet të vendos se a të shesë në janar apo të lë të lirë në verë.

Ish anëtari i Evertonit është rikhtyer nga lëndimi i gjurit, prej të cilit kishte munguar në 11 ndeshjet e fundit për ‘djajtë e kuq’.

Mourinho dëshiron ta përforcojë mesfushën por ai kishe llogaritur se Fellaini do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër.

Vlen të theksojmë se Mourinho dhe Fellaini ka një raport të shkëlqyer ndërmjet tyre, pasi Mourinho arriti që ta kthejë në top formë mesfushorin belg. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme