Sipas mediave shtetërore siriane, ushtria e vendit ka raportuar që Izraeli ka sulmua objektiva në afërsi të kryeqytetit të shkatërruar nga lufta me avionë dhe raketa tokë-tokë, duke shkaktuar dëme.
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Sirisë, sipas deklaratës. Mbrojtja ajrore siriane goditi një avion izraelit dhe zbuloi disa raketa që ishin nisur nga brenda Izraelit, transmeton portali arbresh.info
Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë dhe e Forcave të Armatosura njoftoi se rrjeti i mbrojtjes së Sirisë ishte përgjigjur në tre sulme raketore izraelite në pozicionet ushtarake në zonën Al-Qutayfah, në veri të Damaskut.
Raketat izraelite synonin objektet ushtarake në zonën Qutifah pranë kryeqytetit të Damaskut, raporton agjencia e lajmeve SANA.
Siria paralajmëroi palën izraelite rreth rreziqeve të paraqitura nga sulme të tilla./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...