Ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku brenda pak kohësh do ta dorëzoj padinë kundër shtetit për padrejtësinë që iu bë në rastin “Drenica”.
Për rreth 4 vjetët e qëndrimit të tij në paraburgim, përballje me drejtësi, vuajtjet shpirtërore, dëmtimin e reputacionit, Lushtaku do të kërkoj një shumë të lartë të dëmshpërblimit.
Këtë e ka paralajmëruar për “Arbresh.info” mbrojtësi i Lushtakut, avokati Arianit Koci i cili thotë se ka nisur ta shkruaj kërkesën për kompensimin e dëmit që i është bërë klientit të tij.
Ai, thotë se ende nuk e ka dorëzuar padinë, por që shumë shpejt do t’i dërgohet gjykatës.
“Jam duke e përgatitë kërkesën. Ne vet e përcaktojmë shumën e dëmshpërblimit që do ta kërkojmë. Me të thënë të drejtën, hala nuk jam ulë me fole me Samin për detaje. Kemi fole veç sipërfaqësisht”, thotë Koci.
Por avokati Koci paralajmëron se shumë që do të kërkoj Lushtaku si kompensim do të jetë e lartë.
“Vuajtjet shpirtërore dhe dëmtimi i reputacionit ka qenë shumë i madh. Prandaj edhe shuma do të jete në proporcion me vuajtjen shpirtërore. Paramendoni që dikush t’ju akuzoj për një vrasje që s’e keni kryer, dhe kjo gjendje të zgjas me vite. Mos të flasim për faktin qe z.Lushtaku ka qene ne paraburgim një kohe, larg familjes dhe miqve. Të hollat do t’i jep për çështje humanitare”, është shprehur Koci.
Ndryshe, ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku në qershor të vitit të kaluar u lirua me vendim të Gjykatës Supreme si i pafajshëm pas rreth katër vjetëve të qëndrimit të tij në paraburgim dhe përballje me gjykatën.
Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 me 12 vjet burg për akuzën e vrasjes. Por, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, duke ia hequr 12 vjet burg, për të cilën ishte dënuar nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.
Apeli, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës./ Gita Lushi/ Arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...