Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), është shprehur kundër testimit që ishte paralajmëruar për mësimdhënësit në vendin tonë.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut ka deklaruar në emisionin “Përballje” se ata kanë qenë dhe janë kundër një testi të tillë.
“Test me shkrim për arsimtarët as nuk ka pas e as nuk do të ketë kurrë dhe këtë e din edhe ministri Bytyqi, sepse me testin me shkrim …ne kemi parë edhe në testin e maturës që ka dalë rrjete sociale… prandaj jemi kundër këtij testi dhe nuk i kemi besuar se do të jetë korrekt dhe real”, ka deklaruar Jashari.
Jashari ka thënë se me këtë test mund të ketë ngjyrime politike dhe do të vihej në pikëpyetje puna që kanë bërë profesorët në fakultete, universitete, etj.
“Ne jemi kundër kësaj, por duhet të ketë këshilltarë profesional sepse është nënçmues. Edhe Shqipëria ka dështuar…pra duhet këshilltarët pedagogjik profesionalë të shkojnë nëpër shkolla edhe të vërejnë a ka probleme a jo”, ka deklaruar Jashari.
Ndryshe, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se duhet të ketë vlerësim për të gjithë mësimdhënësit.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...