Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, që do të mbahen në muajin shkurt në Korenë e Jugut, raporton Reuters.
Shpallja e përparimit erdhi pasi vendet u takuan për bisedimet e tyre të nivelit të lartë në më shumë se dy vjet, transmeton portali arbresh.info
Delegacioni do të përfshijë atletë, zyrtarë dhe mbështetës.
Koreja e Jugut gjithashtu propozoi mbajtjen e ribashkimeve familjare gjatë Olimpiadës Dimërore për njerëzit të ndarë nga Lufta e Koresë.
Çështja është shumë emocionale për të dy vendet, dhe Koreja e Jugut vazhdimisht kërkon më shumë mbledhje.
Bashkimet do të ndodhin gjatë festës së Vitit të Ri Hënor, i cili bie në mes të Lojërave Pyeongchang.
Seul u bëri thirrje gjithashtu atletëve nga të dy Koretë të marshonin së bashku në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Nuk dihet ende se si Koreja e Veriut iu përgjigj këtyre ofertave.
Herën e fundit që të dyja vendet marshuan së bashku nën flamurin e Gadishullit Korean ishte më shumë se 10 vjet më parë, në Olimpiadën Dimërore 2006./Arbresh.info/
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...