Google ADS

Samsungu prezanton televizorin “Muri”

07:34 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Samsungu ka nisur “Consumer Electronics Show” me prezantimin e një televizori gjigant të quajtur “The Wall” (Muri).

Ky televizor në të vërtetë është “Mur” sepse ka ekran gjigant 4K prej 146-inçësh.

“Muri” është një nga shumë TV-të e Samsungut që përdor teknologjinë e re të ekraneve të quajtur “Micro LED”, transmeton Albinfo.ch.

Përmes teknologjisë më të re “The Wall” do të ketë kontraste më të mira të ngjyrave, sidomos në përmbajtjet HDR.

Sikurse edhe produktet tjera ambicioze, Samsungu nuk ka dhënë asnjë fjalë për çmimin. Megjithatë, ky televizor pritet të dalë së shpejti në shitje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme