Një nga komplikimet më të zakonshme të sëmundjes së diabetit janë plagët shumë të vështira për t’u kuruar.
Faktorët e shumtë që shtojnë mundësinë tek diabetikët për të patur plagë, të cilat më vonë mund të infektohen janë:
Dëmtimi i Nervave Periferike (neuropati) – në gjymtyrët e poshtme duke shkaktuar ndjesi jo normale (i ndiejnë këmbët të ftohta, të mpira), zvogëlojnë ndjesine e dhimbjes dhe ne kete menyre ndihmojne ne zhvillimin e plageve traumatike pa u kuptuar nga pacientet shkruan dr. Tauland Qyrdedi
Hapat në vazhdim do t’ju ndihmojnë të mësoni më shumë se si mund ta mbani nën kontroll diabetin.
-Ushqehuni shëndetshëm. Nëse keni mbipeshë trupore ose obezitet bisedoni me dietologun për përcaktimin e dietës së rekomanduar tek ju. Përpiquni të evitoni ushqimet me yndyre dhe karbohidrate (sheqerna).
-Masni nivelin e glukozës (sheqerit): Bisedoni me mjekun endokrinolog (diabetolog) për menyren se si duhet të kontrolloni nivelet e glukozës në shtëpi.
-Kryeni aktivitet fizik. Stërvitjet ditore mund t’u ndihmojnë të përmirësoni nivelet e glukozës në gjak tek personat me diabet, por merni miratimin e mjekut tuaj për të percaktuar llojet e aktivitetit fizik që duhet të kryeni.
-Përpiquni të bëni matje të shpeshta të glukozes edhe esell edhe dy orë pas ushqimit dhe matjen në laborator çdo tre muaj te HbA1c (analizë që tregon mesataren e glukozes në gjak per dy-tre muajt e fundit).
Personat me risk janë: personat me mipeshe trupore, personat me sëmundje të zemrës dhe hipertension arterial, personat që kanë të afërm me diabet, femrat shtatzanë apo që kanë lindur femijë 4 kg, personat >45 vjeç, dhe personat me dislipidemi (rritje të yndyrnave në gjak).
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...