Google ADS

Fisi Mosuo, parajsa në Tokë

00:47 | 9 Janar 2018
Trina Galanxhi

Çfarë do të ndodhte nëse gratë do të merrnin pushtetin? Përgjigjjen më të mirë mund ta jap fisi Mosuo.

Mosuo është nga shpembujt e fundit të shoqërisë matriarkale në planet. Është një grup etnik i vogël i Kinës, që ka një popullsi prej rreth 50 mijë njerëzish dhe jetojnë përgjatë Himalajeve, në kufi me Tibetin, transmeton portali arbresh.info

Ky komunitet jeton në buzë të liqenit Lugu me një bukuri të jashtëzakonshme.ata janë rrënjosur në një ishull të vogël, e cila njihet si shtëpia e përjetshme e paraardhësve të tyre.

Në liqenin Lugu nuk ka anije me motor, prandaj uji është shumë i pastër. Natyra është e shenjtë, e përceptuar si femërore dhe konsiderohet që duhet të mbahet pastër.

Gammu, mali i shenjtë, i njohur gjithashtu si “mali i luanit”, i cili zhytet poshtë liqenit, është objekt nderimi dhe një herë në vit aty kryhen ceremoni fetare.

Ky mal konsiderohet se është mbrojtës i të gjithë komunitetit Mosuo, por ndryshe njihet edhe si perëndeshë e dashurisë dhe e pjellorisë. Një shpellë në majë të malit kujton barkun e perëndeshës dhe nuk është aspak e vështirë të kupohet se pse gratë shkojnë atje për t’u lutur .

Në këtë komunitet nuk ka terma si “vrasja”, “krimi”, “përdhunimi”, etj. Bota e tyre mund të konsiderohet parajsa në tokë.

Në historinë e këtij populli, asnjëherë nuk është rrahur asnjë grua, sepse sipas tyre konsiderohet që dhuna ndaj gruas është e ulët.

Në nga  veçoritë e Mosuo nuk ekziston martesa, sepse sipas tyre ajo konsiderohet si kontratë interesi që shkakton konflikte.

Në fakt, gratë mund të zgjedhin lirisht partnerët e tyre dhe janë të lira që t’i ndërrojnë ata për çdo natë.

Por si ndihen meshkujt?

Nëse mendoni se ata ndihen keq, e keni gabim. Ata ndjehen shumë rehat me pozicionin e tyre në shoqëri dhe janë shumë të lumtur.

Megjithatë, një nga ndalesat që gratë kanë vendosur për burrat është se ata nuk lejohen të largohen nga vendi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme