Rreth 64 refugjatë përllogariten të kenë vdekur, pasi ekipet e shpëtimit gjetën një gomone të mbingarkuar që po fundosej në brigjet e Libisë, siç njoftojnë zyrtarët.
Roje bregdetare italiane shpëtoi 86 nga afro 150 vetë që po udhëtonin me një gomone të vogël në Mesdhe të dielën. Tetë trupa, të gjitha viktima gra, janë gjetur deri tani.
“Nga dëshmitë që kanë grumbulluar deri tani zyrtarët në Katania, gomonia kishte 150 emigrantë kur u nis nga Libia,” thotë një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Gomonia u pa fillimisht të shtunën nga ajri nga një mision i marinës evropiane që lufton trafikimin.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e ka cilësuar Mesdheun “kufirin më të përgjakshëm të botës”, ku vetëm gjatë 2017 janë regjistruar 2839 të vdekur në përpjekje për të kaluar detin, ndërsa në 2016 gjetën vdekjen 4581 emigrantë të nisur nga Afrika e Veriut drejt brigjeve të Italisë./VoA/
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...