“Thaçi të përgjigjet kush i vrau familjarët tanë, pasi që po takohet shpesh me Vuçiqin”

22:02 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Gazetari dhe njohësi i rrethanave politike, Berat Buzhala ka thënë se për të gjitha krimet e kryera nga serbët në Kosovë, Kosova duhet të kërkojë llogari në të gjitha takimet me Beogradin zyrtar.

“E pata përmend edhe në Kuvend, serbët mi kanë vra gjyshin edhe gjyshen, kurrë nuk e di kush i ka vra, isha kon shumë i lumtur sikur ta dija kush i ka vra, pra kena plot viktima që nuk dimë. Për këtë që nuk e dimë kush i ka vra, do të duhej të përgjigj Thaçi i cili shkon në Bruksel, sa herë që e thirrin mu taku me Vuçiqin. Edhe zotërinjtë e tjerë. Këta që kanë shkuar atje dhe kanë pasuruar karrierën e tyre me takime”, ka thënë ai

Ai tha se duhej paditur Serbia deri më tani.

“Ishte dashur të veprojnë shtetet, pra shteti ynë, ka premtuar që ka me padit Serbinë për gjenocid, nuk e ka bërë. Ka premtuar që ka me padit Dick Martyn, nuk e ka bërë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme