Administrata Trump ka vendosur që të anulojë lejet e qëndrimit për gati 200 mijë njerëz nga El Salvador që jetojnë dhe punojnë në SHBA.
Atyre u është dhënë statusi i mbrojtur i përkohshëm, pasi tërmetet tronditën vendin e Amerikës Qendrore në vitin 2001, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Salvadoreasit tani kanë deri në 2019 të largohen ose të përballen me dëbimin, përveç nëse gjejnë një mënyrë ligjore për të qëndruar.
Administrata Trump tashmë ka hequr mbrojtjen e TPS nga dhjetëra mijëra Haitianë dhe qytetarë nga Nikaragua.
Njoftimi i fundit vjen katër muaj pasi qeveria bëri të ditur se ka në plan të shfuqizojë skëmën e Obamës, që mbron imigrantët pa dokumenta nga deportimi./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...