Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, kanë takuar ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, me ç’rast kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me diasporën, rëndësisë që duhet dhënë si dhe perspektivës së përbashkët.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Lladrovci ka treguar se “u pajtuan me Ministrin për bashkërendim që do të forcojë më shumë lidhjen me diasporën, ruajtjen e traditës dhe gjuhës si dhe mundësitë që ofron atdheu për ta në çdo aspekt”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
“Sot, së bashku me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, patëm kënaqësinë të takojmë Ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon.
Në takim, theksova se Drenasi dhe Skënderaji kanë diasporë të organizuar dhe jemi falënderues të përjetshëm ndaj kontributit të tyre.
Diaspora jonë është kontribuese e jashtëzakonshme e zhvillimeve pozitive në trojet etnike.
Ata që janë të lidhur ngushtë me atdheun, edhe e ndihmojnë atë. Kemi detyrim të mbesim në kontakt dhe të krijojmë ura sa më të fuqishme me diasporën.
Në takim, biseduam si t’i afrojmë edhe më shumë pjesëtarët e diasporës sepse ne kemi nevojë më shumë se kurrë për dijen, përvojën dhe kapitalin e saj.
U pajtuam me Ministrin për bashkërendim që do të forcojë më shumë lidhjen me diasporën, ruajtjen e traditës dhe gjuhës si dhe mundësitë që ofron atdheu për ta në çdo aspekt.
Faleminderit Pandi!”
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...