Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani ka thënë se masat mbrojtëse nëpërmjet taksave për prodhimet vendore nuk kanë përfunduar me miellin dhe bllokat.
Sipas tij, shumë shpejt priten të merren dhe masa të tjera të cilat do t’i fuqizojnë produktet vendore.
“Do të ketë edhe masa të tjera mbrojtëse për produktet vendore, jemi duke i hetuar disa produktet për të cilat do të dalim me masa. Ndër produktet të cilat janë duke u hetuar janë produkte ndërtimore dhe ushqimore, por edhe disa produkte të tjera”, tha Hasani për Telegrafin.
Ai ka thënë se si Qeveri e Kosovës do të marrin masa mbrojtëse për produktet bujqësore që prodhohen në vend.
“Do të kemi masa mbrojtëse edhe gjatë sezonit të verës për pemët dhe perimet. Ne do t’i mbrojmë prodhimet vendore nëpërmjet taksave nga prodhimet e importit. Si Qeveri e Kosovës do të marrim masa ndaj çfarë do produkti që hynë nga jashtë dhe është më i lirë se produkti vendorë”, ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Ai ka treguar se ka shtete të cilat i subvencionojnë disa produkte të tyre për eksport.
Deri më tani dy produktet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka marr masa mbrojtëse janë mielli dhe bllokat për ndërtim.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thënë për Telegrafin se masat mbrojtëse të ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe pse janë të vonuara janë të duhura.
“Përveç masave mbrojtëse që ka ndërmarr MTI-ja për miellin dhe bllokat ndërtimor duhet të merren edhe masa të tjera sidomos për prodhimet e qumështit. Po ashtu duhen të merren masa mbrojtëse për produktet e tekstilit, të cilët kanë konkurrencë nga mallrat kineze”, tha Panxha.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...