Google ADS

Këngetari serb ia vjedh këngën Young Zerkës

15:38 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Të gjithëve ju kujtohet “Haremi” i Young Zerkës – projekti i cili shpërtheu në momentin e lansimit atëherë kur ishte dhjetori i 2016-ës.

Me mbi 14 milionë klikime në youtube, e mijëra komente e pëlqime në këtë kanal, kënga padyshim se u dëgjua edhe jashtë trojeve shqiptare.

Por, dikujt i pëlqeu ta bënte edhe për vete. Bëhet fjalë për këngëtarin serb Milit Kitic i cili ia vodhi Zerkës këtë hit, njofton Klan Kosova.

“Lucifer” quhet kënga të cilën këngëtari serb vendosi ta publikonte vetëm dy ditë më parë.

“Harem” u punua në studion e RedBox Entertainmet në krye me Big Bang, derisa për tekstin u kujdes Young Zerka./Klan Kosova/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme